Partizani gjen zëvendësuesin e Skukës, “blen” tek Trep[a '89

Futboll

Partizani gjen zëvendësuesin e Skukës, “blen” tek Trep[a '89

Më: 22 janar 2023 Në ora: 12:17
Christian Mba

Partizani nxiton për të zëvendësuar Xhuljano Skukën, teksa menjëherë ka arritur marrëveshjen me klubin e Trepça '89-të për tranferimin e Christian Mba.

Sulmuesi 24-vjeçar ka shkëlqyer gjatë këtij edicioni, teksa ka shënuar 10 gola e ka dhënë 5 asist në 18 paraqitje, duke qenë lideri i skuadrës.

Megjithatë, drejtuesit e Partizanit kanë menduar që të investojnë, duke negociuar me klubin dardan për transferimin e sulmuesit 23-vjeçar drejt Abissnet Superiores.

Stafi teknik i të kuqve ka dhënë pëlqimin për lojtarin, raporton Supersporti.

Mba u transferua sezonin e shkuar në Kosovë, ndërsa tashmë ka mundësinë për të bërë një tjetër hap para, teksa Partizani shihet si një trampolinë për të.

Klubi i Partizanit po negocion për çmimin e lojtarit, ndërsa mësohet se palët janë shumë pranë arritjes së një marrëveshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat