Çfarë ka bërë Vedat Muriqi në Spanjë?

Futboll

Çfarë ka bërë Vedat Muriqi në Spanjë?

Më: 22 janar 2023 Në ora: 12:25
Vedat Muriqi

Mallorca është duke e shijuar një sezon fantastik deri më tani në La Ligan spanjolle.

Për dallim nga edicioni i kaluar, ku luftoi deri në fund për mbijetesë, këtë herë ekipi spanjoll ka një komoditet të mirë.

E meritën kryesore e ka sulmuesi Vedat Muriqi, i cili ka shënuar mbi 50% të golave të tyre në elitën e futbollit spanjoll.

Nga 15 gola të shënuar gjithsej nga Mallorca, tetë nga ta mbajnë firmën e shtatlartit, Vedat Muriqi.

Aktualisht, Mallorca gjendet në vendin e 10-të me 25 pikë, vetëm tri larg Betisit e Villarrealit që mbajnë vendin pestë, respektivisht të gjashtë e që dërgon në garat evropiane.

Ndërsa, është tetë pikë larg zonës së rrezikshme, kur kanë kaluar 18 xhiro deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat