Ofendohen dhe kërcënohen Chine dhe Gravina

Futboll

Ofendohen dhe kërcënohen Chine dhe Gravina

Më: 22 janar 2023 Në ora: 13:45
Gravina

Ofendohen dhe kërcënohen Chine dhe Gravina!

Pas bërjes publike të dënimit të Juventus, shumë persona ne rrjetet sociale kanë shënjestruar me ofendime dhe kërcënime prokurorin e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Giuseppe Chine, presidentin Gabriele Gravina dhe partneren e tij, Francisca Ibarra.

Sipas raportimeve nga mediet italiane, me këto raste janë duke u marrë organet kompetente.

FIGC tregon “indinjatën për fyerjet dhe kërcënimet”, si dhe “solidaritetin me personat të cilëve u janë adresuar sulmet në rrjete sociale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat