Totre do të transferohet te klubi i njohur shqiptar

Futboll

Totre do të transferohet te klubi i njohur shqiptar

Më: 22 janar 2023 Në ora: 14:32
Totre

Enur Totre ishte një nga elementët më të dalluar sezonin e shkuar te Tirana.

Mesfushori shqiptar ngriti me duart e tij titullin kampion në “Abissnet Superiore” dhe më pas siguroi një kontratë me Vroskla Poltavën në Ukrainë, atje ku luan së bashku me Taulant Seferin.

Por përvoja e tij në Ukrainë nuk po shkon aspak ashtu siç mund ta kishte pritur. Hapësirat mungojnë, prandaj Totre ka vendosur të ndryshojë fanellë këtë  merkato dimërore.

“Supersport”-i raporton se mesfushori do të kthehet atje ku nisi karrierën, te Shkëndija. Palët kanë rënë dakort për një huazim 6 mujor de zyrtarizimi është çështje ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat