Tërbimi i Monchi-t

Futboll

Tërbimi i Monchi-t

Më: 22 janar 2023 Në ora: 15:06
Tërbimi i Monchi-t

Tri pikë shumë të rëndësishme ato të marra nga Sevilla në shtëpi kundër Cadiz-it në ndeshjen për mbijetesë. Fitorja e skuadrës së Sampaoli-t ka ardhur në minutën e 89-të falë një penalltie të Rakitic.

Megjithatë, episodi që ka shkaktuar më shumë debate dhe tërbuar kryesisht drejtorin sportiv të Sevilla-s, Monchi-n, ka ardhur në fundin e pjesës së parë dhe ka pasur lidhje me Lamela-n.

Ish-lojtari i Roma-s dhe Tottenham-it ka shënuar, por arbitri, i thirrur nga VAR, e ka anuluar për një pozicion jashtë loje aktiv (para golit) të Oliver Torres.

“Është një turp”, ka thënë drejtori sportiv, që më pas ka goditur me shkelm një shishe para se të qetësohej dhe të largohej nga lojtarët e tij, duke shmangur kështu një përballje të ndezur me arbitrin.

Per Marca-n, ajo e drejtuesit të Sevilla-s ka qenë një “spektakël i ri”. Në fund të ndeshjes, Monchi është kthyer në fushë, këtë herë për të festuar fitoren dhe për të përqafuar Rakitic, autorin e golit që vendosi ndeshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat