Fondi i Pasurisë së Katarit është në bisedime për të marrë Liverpoolin

Futboll

Fondi i Pasurisë së Katarit është në bisedime për të marrë Liverpoolin

Më: 22 janar 2023 Në ora: 15:54
Fondi i Pasurisë së Katarit është në bisedime për të marrë Liverpoolin

Sipas gazetarit Alex Miller, Autoriteti i Investimeve të Katarit (QIA) është në bisedime me pronarët e Liverpool për të blerë klubin plotësisht.

QIA është fondi sovran i pasurisë së Katarit.

Ajo u themelua nga qeveria në 2005 për të forcuar ekonominë e vendit.

Liverpool aktualisht është në pronësi të Fenway Sports Group (FSG), i udhëhequr nga amerikani John Henry. Reds kanë shijuar sukses si në fushë ashtu edhe jashtë saj nën pronarët e tyre aktual, klubi fitoi Ligën e Kampionëve të UEFA-s në 2019 si dhe Premier Leaguen angleze një vit më vonë.

Sipas burimit të lartpërmendur, QIA kërkon një blerje të plotë të Liverpool-it, ose një aksion kontrollues në klub.

Mansour bin Ibrahim Al Mahmoud, CEO i Katar Investment Authority, tha këtë kur u pyet për investimin në një klub të Premier League:

“Ne nuk kemi marrë ende një vendim përfundimtar, por do të jetë një lëvizje shumë e motivuar komercialisht.

Dhe përsëri, sporti është gjithashtu një temë shumë e rëndësishme, tani njerëzit janë të përfshirë në mënyrë aktive në sport dhe dixhitalizimi e bën atë më tërheqës për investitorët”.

Sipas Forbes, Liverpool vlerësohet në rreth 4.45 miliardë dollarë, duke e vendosur atë si klubin e katërt më të vlefshëm të futbollit në botë. Real Madrid, Barcelona dhe Manchester United janë klubet e vetme që janë përpara Liverpool. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat