Real Madridi luan për fitore në udhëtim kundër Bilbaos

Futboll

Real Madridi luan për fitore në udhëtim kundër Bilbaos

Më: 22 janar 2023 Në ora: 20:47
Real Madridi

Real Madridi do të luajë sonte në udhëtim kundër Athletic Bilbaos, në kuadër të javës së 18-të në La Liga.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 21:00, në stadiumin “San Mames”.

“Los Blancos” synojnë që sonte të rikthehen te fitorja në kampionat pas humbjes kundër Villarrealit javën e kaluar, për të mbajtur hapin edhe me skuadrën lidere, Barcelonën.

Në anën tjetër, Bilbao nuk di për fitore që tri ndeshje radhazi, ku ka regjistruar dy barazime dhe një humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat