Giroud: Dua të rinovoj dhe ta mbyll karrierën te Milan!

Futboll

Giroud: Dua të rinovoj dhe ta mbyll karrierën te Milan!

Më: 23 janar 2023 Në ora: 12:08
Giroud

Olivier Giroud foli për të ardhmen e tij gjatë një interviste të dhënë së fundmi për mediet franceze.

Sulmuesi theksoi se dëshira e tij është që të rinovoj me Milan-in si dhe u dërgoi një mesazh drejtuesve të “Djallit”, duke thënë se do donte edhe ta mbyllte karrierën në “San Siro”.

“Unë dua të rinovoj me Milanin.

Unë jam duke folur me klubin, nëse ka mundësi të përfundoj karrierën time në një nivel të lartë, do të bëja në Milano”-deklaroi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat