Futbollisti i njohur në burg, ja deponimi shokues i vajzës së keqtrajtuar në banjo

Futboll

Futbollisti i njohur në burg, ja deponimi shokues i vajzës së keqtrajtuar në banjo

Më: 23 janar 2023 Në ora: 13:01
Futbollisti i njohur në burg

“Disa herë i kërkova të ndalonte dhe të më linte të dilja”.

Kështu raporton versioni online i “La Vanguardia”, duke iu referuar versionit të dhënë në polici nga 23-vjeçarja, e cila e ka denoncuar për sulm seksual Dani Alves, i arrestuar në Barcelonë dhe tashmë në burg, pasi gjyqtari hetues lëshoi ​​kundër tij një urdhër paraburgimi të përkohshëm.

Në rrëfimin e saj për hetuesit, vajza dha versionin e asaj që ndodhi natën e 30 dhjetorit të kaluar në një klub nate të Barcelonës, ku pretendon se është sulmuar seksualisht nga ish-mbrojtësi brazilian 39-vjeçar i Juventusit.

E reja, shpjegon ‘La Vanguardia’, tha se asaj iu afrua Alves, i cili, pasi i ofroi një pije, i pëshpëriti në vesh fraza të pakuptueshme (“ato duhet t’i ketë thënë në portugalisht”) dhe ia kapi dy herë dorën për t’ia mbështetur në organet e tij gjenitale.

Pasi tërhoqi dorën në të dyja rastet, vajza më pas do të ishte ftuar nga futbollisti për ta ndjekur pas nga një derë.

“Mendova se ishte një zonë tjetër VIP, – shpjegoi vajza në polici, e cila përkundrazi e gjeti veten së bashku me futbollistin brenda një banjo të vogël.

Ajo siguron se i tha menjëherë se donte të largohej, por pasi mbylli derën, futbollisti të kishte filluar ta abuzonte: “Kam rezistuar, por ai ishte shumë më i fortë se unë”.

Ky është versioni i vajzës, e cila ngulmon se futbollisti e ka qëlluar me shuplakë dhe përdhunuar, para se ta linte të dilte jashtë. I izoluar nga fundjava e kaluar në burg, sipas shtypit spanjoll, Dani Alves (i cili ndërkohë ka dhënë tre versione të ndryshme për incidentin) do të kishte kërkuar që të dëgjohej sërish nga gjyqtari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat