Debutim ëndrrash për Krasniqin te Cluj, shënon dhe asiston

Futboll

Debutim ëndrrash për Krasniqin te Cluj, shënon dhe asiston

Më: 23 janar 2023 Në ora: 21:58
Ermal Krasniqi

Ermal Krasniqi ka debutuar fuqishëm dhe në mënyrë të jashtazakonshme te skuadra rumune CFR Cluj.

Sulmuesi kosovar startoi për skuadrën e tij të re në derbi kundër Farul Constanta ndaj të cilës Cluj triumfoi me rezultat 3-0.

Ish-sulmuesi i Ballkanit shënoi golin e dytë për Cluj në minutën e 49', ndërsa asistoi te goli i tretë të cilin e realizoi Petrila.

Me këto tre pikë të reja Cluj ngjitet në vendin e parë në tabelën e kampionatit rumun me 47 pikë, dy më shumë se rivali të cilin e mposhti sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat