Strategjia e Chelseat

Futboll

Strategjia e Chelseat

Më: 24 janar 2023 Në ora: 12:29
Strategjia e Chelseat

Skuadra e Chelseat nuk ndalet në afatin kalimtar.

“Blues” janë në kërkim të prëcorcimeve në çdo repart dhe sipas “Daily Telegraph” dy emra të rinj kanë përfunduar në shënjestrën e londinezëve.

Bëhet fjalë për dy lojtarët e Evertonit, sulmuesin 21-vjeçar Entoni Gordon dhe mesfushorin 21-vjeçar belg Amadou Onana.

Dy talente të së ardhmes që po hasin vështirësi me Everton, ndaj dhe mund të largohen që në merkaton e janarit.

Të dy lojtarët shihen si të rëndësishëm për të ardhmen e Çellsit, që kërkon të bëjë një revolucion në merkato. Gjithsesi, te “blues” po mendojnë edhe për një rinovim të rëndësishëm të një veterani.

Bëhet fjalë për mbrojtësin brazilian Tiago Silva, kontrata e të cilit me Çellsin skadon në fund të sezonit.

38-vjeçari pritet të qëndrojë edhe një vit me londinezët, pasi të dyja palët janë dakord që braziliani të luajë, duke qenë se është paraqitur mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat