Mesfushori pranë transferimit në Turqi

Futboll

Mesfushori pranë transferimit në Turqi

Më: 24 janar 2023 Në ora: 14:20
Mesfushori pranë transferimit në Turqi

Mesfushori francez Tiemoue Bakayoko pritet të lërë Milanin ditët në vijim, për t’u transferuar në Turqi që në merkaton e janarit.

Lojtari është në pronësi të Chelsea, por luan në huazim me kuqezinjtë.

Gjithsesi, aventura e Bakayoko te Milanit duket se ka ardhur në fund.

Sipas mediave italiane, 28-vjeçari do të transferohet në Turqi, ku do të luaja me skuadrën e Adana Demirspor, që drejtohet nga Vincenzo Montella.

Skuadra turke i ka ofruar lojtarit një rrogë prej 3.5 milionë euro në sezon, ndaj Milan dhe Chelsea kanë rënë dakord për të lënë të lirë lojtarin.

Bakayoko nuk ka luajtur shumë këtë sezon, ndërkohë që te Milani janë dakord për këtë transferim, pasi kështu do të lirohet një vend në mesfushë.

Kjo do t’i japë mundësi klubit të afrojë Nicolo Zaniolo, që do të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat