Shpresa e Juventusit

Futboll

Shpresa e Juventusit

Më: 24 janar 2023 Në ora: 19:10
Masimiliano Alegri

Pak muaj më parë, Masimiliano Alegri dukej në ditët e tij të fundit si trajneri i Juventusit.

Tekniku livornez nuk po garantonte lojë e rezultate, duke qenë në diskutim dhe në disa momente dhe pranë një shkarkimi të mundshëm.

Por gjithçka ka ndryshuar, sidomos tani që klubi ka marrë një shuplakë të rëndë me heqjen e 15 pikëve si pasojë e çështjes së plusvalencave.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, tani klubi jo vetëm që kërkon që mbajë deri në fund të kontratës trajnerin, por dhe t’ia rinovojë atë.

Qëllimi është që tekniku të hedhë firmën në një marrëveshje të re deri në vitin 2027.

Duket se gjithçka po shkon drejt kësaj firmë pasi klubi ka vendosur në poste kyçe në sektorin teknik emra të njohur si Storari e Pesoto, që kanë lidhje të ngushta me trajnerin aktual.

I njëjti burim thekson se Alegri nuk do të ketë vetëm detyrën e trajnerit të ekipit të parë, por edhe atë të një mbikëqyrësi. Një trajner i stilit anglez, ku është ai që ulet në pankinë që merret deri diku edhe me merkaton duke treguar lojtarë të veçantë që i nevojiten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat