Raportohet se Al-Nassr ka arritur marrëveshje me Modriç

Futboll

Raportohet se Al-Nassr ka arritur marrëveshje me Modriç

Më: 24 janar 2023 Në ora: 19:27
Modriç

Klubi saudit Al-Nassr bleu yllin portugez Cristiano Ronaldo, por nuk do të ndalet me kaq.

Objektivi i radhës i klubit është Luka Modriç, lojtari i kombëtares kroate që është anëtar i Real Madridit.

Media irakiane “NRT Sport” bëri të ditur se tashmë është arritur një marrëveshje parimore me futbollistin.

Modriç ka kontratë me Real Madridin deri në fund të sezonit dhe ende është e pasigurt nëse do të marrë ofertë për vazhdimin e bashkëpunimit nga “klubi mbretëror”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat