Enis Bardhi kërkohet nga skuadra spanjolle

Futboll

Enis Bardhi kërkohet nga skuadra spanjolle

Nga: K. Goca Më: 25 janar 2023 Në ora: 11:37
Enis Bardhi

Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi, pothuajse është në rrugëdalje nga Trabzonspor dhe të transferohet në një nga 5 ligat më të mira në Evropë.

Për shqiptarin është e interesuar skuadra spanjolle Rayo Vallecano, pjesë e të cilës është portieri i përfaqësueses maqedonase, Stole Dimitrievski. 

Rayo Vallecano ka nevojë për mesfushor dhe emri i Bardhit përmendet si opsion ideal.

Rayo nuk është i vetmi klub spanjoll i interesuar për shërbimet e tij dhe në garë për nënshkrimin me ish-lojtarin e Levantes është edhe Cadiz.

Flitet se Bardhi kërkohet edhe nga skuadra franceze Nice.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat