Chelsea ia cakton çmimin Kai Havertzit

Futboll

Chelsea ia cakton çmimin Kai Havertzit

Më: 25 janar 2023 Në ora: 11:43
Kai Havertz

Sulmuesi gjerman, Kai Havertz, mund të largohet nga Chelsea këtë verë.

Sipas “Sky Germany”, klubi tashmë ia ka caktuar edhe çmimin lojtarit, që raportohet të jetë për 60 milionë euro.

Chelsea kërkon që të mbledhë fonde përmes transferimeve të largimit për të balancuar rezervat e tyre pas shpenzimeve të fundit.

Gjermani ka luftuar për të përparuar në “Stamford Bridge” që kur bëri lëvizjen me para të mëdha nga Bayer Leverkuseni.

Ndërsa, Bayern Munichu është përjashtuar si një destinacion i mundshëm, klube të tjera janë gati të hyjnë në garë për 23-vjeçarin, duke përfshirë PSG-në dhe Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat