Silva do të vazhdojë kontratën me Chelsean

Futboll

Silva do të vazhdojë kontratën me Chelsean

Më: 25 janar 2023 Në ora: 12:14
Silva

Thiago Silva do të vazhdojë kontratën me Chelsean edhe për një vit, bën të ditur gazeta “The Guardian”.

Mbrojtësi brazilian ka kontratë deri në fund të sezonit, por londinezët i kanë ofruar 38-vjeçarit një marrëveshje të re. Klubi dëshiron të vazhdojë të mbështetet në përvojën dhe aftësitë e këtij lojtari.

Verën e kaluar, të kaltrit humbën Antonio Rudigerin dhe Andreas Christensenin, të cilët u larguan si lojtarë të lirë. Prandaj, reagimi i klubit erdhi me nënshkrimin e Kalidou Koulibalyt dhe Wesley Fofanas, derisa në janar mbërriti Benoit Badiachile.

Pavarësisht ndryshimeve, Thiago Silva mbetet zemra e mbrojtjes në skuadrën nga ‘Stamford Bridge’. Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Paris Saint-Germain ka performuar në një nivel të lartë që nga ardhja e tij në shtator të vitit 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat