Martini në ndjekje penale

Futboll

Martini në ndjekje penale

Më: 25 janar 2023 Në ora: 13:10
Bruno Martini

Portieri kampion bote me skuadrën e Francës në vitet 1995 dhe 2001, Bruno Martini, po ndiqet penalisht për “korrupsion te të miturit” dhe “regjistrim të imazheve pornografike për fëmijë”, ka zbuluar mëngjesin e kësaj të mërkure “Franceinfo”.

Ndërsa Kupa e Botës po zhvillohet aktualisht në Poloni, presidenti aktual i Ligës Kombëtare të hendbollit u arrestua dhe u mbajt në paraburgim të hënën në mëngjes, përpara se të sillet në gjykatë në Paris.

I lënë në lirë me qëllim paraqitjen e mundshme për pranim paraprak të fajit, siç tregon “Franceinfo”, Martini është objekt i një ankese nga një fëmijë 13 vjeçar në verën e vitit 2020.

Ky i fundit, i shoqëruar nga nëna e tij, u ka shpjeguar hetuesve se ai u afrua në një rrjet social nga një burrë që e çoi atë të shkëmbente disa selfie dhe video të natyrës seksuale me të, përpara se t’i ofrohej një takim, të cilin adoleshenti nuk e bëri.

Pas muajsh hetimesh, hetuesit e brigadës së mbrojtjes së të miturve më në fund zbuluan se Bruno Martini ishte pas pseudonimit të përdorur në internet për të kontaktuar viktimën.

Megjithatë, sipas “Franceinfo”, ai ka pranuar se i ishte afruar djaloshit, por kishte menduar se ishte mbi 15 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat