Ku luhet finalja e Carabao Cup?

Futboll

Ku luhet finalja e Carabao Cup?

Më: 25 janar 2023 Në ora: 13:29
Ku luhet finalja e Carabao Cup?

Kupa Carabao 2022-23 po i afrohet përfundimit, me skuadrat që u zvogëluan në vetëm katër, ndërsa luftojnë për një vend në finale.

Favoriti Manchester City ra në çerekfinale, ndërsa kampioni në fuqi Liverpooli u eliminua në raundin e katërt, kështu që trofeu patjetër do të ndryshojë duart këtë sezon.

Por, kur është saktësisht finalja, “Goal” ka datën, orën e fillimit, stadiumin dhe skuadrat e mundshme finaliste.

Finalja e Carabao Cup 2022-23 është planifikuar të luhet të dielën, më 26 shkurt 2023.

Loja do të fillojë në orën 16:30.

Cilat skuadra janë në finalen e Carabao Cup?

Manchester Unitedi ose Nottingham Foresti do të luajnë me Southamptonin ose Newcastle Unitedin në finalen e Carabao Cup 2023.

Skuadrat që garojnë në finale do të konfirmohen më 1 shkurt 2023, kur luhen edhe ndeshjet e fundit edhe gjysmëfinale.

Stadiumi Wembley në Londër është vendi tradicional për finalen e Carabao Cup dhe në të vërtetë finalet më të mëdha në futbollin anglez.

Një stadium me 90.000 vende, Wembley ka pritur finalen e Carabao Cup pa ndërprerje që nga viti 2008..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat