Sulmi i ashpër i Ibrës

Futboll

Sulmi i ashpër i Ibrës

Më: 25 janar 2023 Në ora: 14:00
Zlatan Ibrahimoviç

Jehona e Kupës së Botës ende po ndihet. Zlatan Ibrahimoviç i është rikthyer të folurit për Botërorin e fituar nga Argjentina në Katar, dhjetorin e kaluar, veçanërisht duke vënë në dukje sjelljen e tifozëve të Albiceleste gjatë kompeticionit në fjalë:

“Jam i shqetësuar për të gjithë ata tifozë që u sollën keq. Ne nuk mund ta respektojmë këtë”.

Kampioni suedez është i bindur edhe për një gjë: “Mbappé do të fitojë një Botëror tjetër, nuk jam i shqetësuar për të”.

Dhe për Messin: “Ai konsiderohet si lojtari më i mirë në histori, isha i sigurt se do ta fitonte Botërorin e Katarit”.

Sulmuesi kuqezi dënoi edhe sjelljen e vrazhdë të disa lojtarëve të Argjentinës gjatë festimeve për triumfin në “Katar 2022”:

“Messi do të mbahet mend për fitimin e Kupës së Botës, por ç’të themi për të tjerët? Si profesionist, nuk mund të respektoj askënd që sillet ashtu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat