Në Angli tallen me Ronaldon

Futboll

Në Angli tallen me Ronaldon

Më: 26 janar 2023 Në ora: 12:06
Wout Weghorst

Dje ishte një natë për t’u mbajtur mend për Wout Weghorst.

Sulmuesi i Manchester United ishte protagonist në ndeshjen e fituar nga “Djajtë e Kuq” ndaj Nottingham Forest, e vlefshme për ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Carabao Cup”.

Ndeshja përfundoi 3-0, me sulmuesin holandez që vulosi rezultatin pas Rashford.

Në Angli vlerësuan performancën e Weghorst, madje e krahasuan atë me Cristiano Ronaldon.

Dihet se marrëdhëniet mes Manchester United dhe Ronaldos janë tensionuar pas lamtumirës.

Edhe të përditshmet kryesore sportive vijojnë në këtë drejtim, me “Dailystar” që i krahason të dy bazuar në debutimin e tyre në “Carabao Cup” me “Djajtë e Kuq”.

E pra, ai i yllit portugez nuk ishte aq i lumtur sa ndodhi dje me Weghorst, duke qenë se Ronaldo humbi 2-0 ndaj West Bromwich, pra pa gjetur rrugën e golit. Një barrë ekstra ky krahasim për sulmuesin e ri të Manchester United, i cili mbërriti pak ditë më parë nën urdhrat e Erik ten Hag me formulën e huazimit nga Burnley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat