Roma i thotë “po” ofertës së Bournemouth për Zaniolon

Futboll

Roma i thotë “po” ofertës së Bournemouth për Zaniolon

Më: 26 janar 2023 Në ora: 12:16
Nicolo Zaniolo

Pak çaste më parë, mediat italiane kanë raportuar se klubi anglez i Bournemouth ka paraqitur një ofertë zyrtare për Nicolo Zaniolo.

Thuhet se Roma ka në pjatë 28 milionë euro plus 7 milionë bonuse dhe 10% të vlerës së shitjes në të ardhmen.

Për Romën, këto shifra janë të pranueshme për të konfirmuar transferimin.

Tani topi kalon nga Zaniolo, i cili duhet të vendosë nëse pranon klubin në fjalë.

Për sulmuesin italian ka interes të lartë nga Milan dhe Tottenham, ku mendohet se klubi i Milanos ka një përparësi duke marrë parasysh interesin e lojtarit, por Roma nuk është e bindur nga shifra që kampionët në fuqi të Serie A ofrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat