Trabzon cakton çmimin për Enis Bardhin!

Futboll

Trabzon cakton çmimin për Enis Bardhin!

Nga: K. G. Më: 27 janar 2023 Në ora: 15:10
Enis Bardhi

Trabzon është gati të shesë futbollistin shqiptar, Enis Bardhin.

Kampioni turk ende po i shqyrton ofertat nga klubet e interesuara por përfaqësuesi maqedonas, i cili duhet të largohet për të njëjtën shumë për të cilën erdhi nga Levante verën e kaluar.

Ky është mesazhi për të gjitha klubet që po tregojnë interes për Bardhin, çmimi për transferimin e tij është tre milionë euro, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.

Klubi francez Nice dëshiron që të shohë Bardhin në radhët e tyre, por rikthimi i tij në La Ligën spanjolle është shumë më i sigurt, nga ku ofertat vijnë nga Rayo Vallecano, Mallorca, Cadiz dhe Espanyol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat