Caicedo nuk u paraqit sot në stërvitje

Futboll

Caicedo nuk u paraqit sot në stërvitje

Më: 28 janar 2023 Në ora: 11:21
Caicedo nuk u paraqit sot në stërvitje

Moises Caicedo duket se është gjithnjë e më afër largimit nga Brighton Hove & Albion.

Përmes një postimi në “Instagram” të premten mbrëma, mesfushori ekuadorian e konfirmoi dëshirën e tij për t’u larguar gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Fabrizio Romano ka raportuar ekskluzivisht këtë të shtunë se Caicedo nuk është paraqitur në seancën stërvitore, pasi ai dëshiron të largohet menjëherë.

21-vjeçari gjithashtu mund të humbasë ndeshjen e nesërme në Kupën FA, kundër Liverpoolit.

Sipas Romanos, Arsenali tani pritet të dërgojë një ofertë të përmirësuar për reprezentuesin e Ekuadorit, pasi oferta prej 60 milionë funtesh u refuzua dje.

Për Caicedon interesim ka shfaqur edhe Chelsea. Një ofertë prej 55 milionë funtesh e “Bluve” ishte raportuar se u refuzua javën e kaluar.

Moises Caicedo ka kontratë të vlefshme më Brightonin deri në verën e vitit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat