Mijëra të tërbuar i vërsulenNicolò Zaniolo

Futboll

Mijëra të tërbuar i vërsulenNicolò Zaniolo

Më: 28 janar 2023 Në ora: 11:40
Nicolò Zaniolo

Tifozët e Romës janë të egër kundër Nicolò Zaniolo.

Sulmuesi verdhekuq, i cili prej dy ndeshjesh nuk dëshiron të luajë për Romën dhe ka mbyllur derën e Bournemouth, është mbushur me mesazhe dhe komente plot zhgënjim në profilin e tij në Instagram.

Pasi bllokoi fillimisht komentet e ndjekësve, Zaniolo iu ka dhënë edhe një herë mundësinë të gjithëve që të lënë një mendim poshtë fotove të tij. Tifozët verdhekuq, të cilët nuk e falin sulmuesin për sjelljen e tij në javët e fundit (vendimi për t’u larguar nga klubi në janar dhe për të mos pranuar ofertën e Bornemouth), u egërsuan.

Në pak orë, fotoja e fundit e futbollistit (‘selfie’ gjatë festimeve për fitoren në Ligën e Konferencës) ka tërhequr rreth 5 mijë komente. Tonet janë shumë të ndezura. “Tre gola në kampionat për dy vite, shkoni te Bournemouth, sepse është skuadra që meritoni, zona e rënies dhe 11 mijë vende në stadium”, – është një nga komentet e shumta.

Mijëra mesazhe nga fansat që e gjykojnë Zaniolon si tradhtar.

Zhgënjimit të tifozëve verdhekuq i është bashkuar edhe mosbesimi i tifozëve të skuadrave të tjera: “Unë jam tifoz i Fiorentinës, megjithatë dua t’iu bashkohem tifozëve të Romës duke thënë se si silleni është vërtet gjë e keqe”.

Tifozët verdhekuq nuk ia falin Zaniolos sjelljen e tij ndaj klubit: “Ti e ke puthur atë fanellë më shumë se një herë, fanellën e atyre që të besuan, përndryshe ishe ende në tribunën e ‘San Siro’. Ky është falënderimi yt?! Je i pambrojtshëm!".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat