Skriniar nuk do të largohet nga Interi

Futboll

Skriniar nuk do të largohet nga Interi

Më: 28 janar 2023 Në ora: 11:45
Milan Skriniar

Milan Skriniar raportohet se nuk do të largohet nga Interi gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Paris Saint-Germaini vazhdon të jetë klubi i lidhur me transferimin e sllovakut, por një marrëveshje e mundshme mund të realizohet në verë.

Skriniar do të mbetet futbollist i lirë në atë kohë, pasi kontrata e tij është e vlefshme vetëm deri më 30 qershor. Ai ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Interi.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, 27-vjeçari do të mbetet në “Guiseppe Meazza” për së paku deri në fund të sezonit.

“FootMercato” raportoi të premten se për ish-mbrojtësin e Sampdorias interesim ka shfaqur edhe një klub që Anglia, emri i të cilit nuk u zbulua, por u tha se i ka ofruar lojtarit kushte më të mira sesa PSG-ja.

Mbetet të shihet në afatin kalimtar të verës se cili do të jetë destinacioni i radhës i Skriniarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat