Reus kërkon rinovimin te Borussia Dortmund

Futboll

Reus kërkon rinovimin te Borussia Dortmund

Më: 28 janar 2023 Në ora: 12:54
Reus

Kapiteni dhe simboli i Borussia Dortmund, Marco Reus ka hyrë në sezonin e 11-të, me “verdhezinjtë” dhe tashmë ai synon të rinovojë sërish kontratën e tij me klubin që i “vodhi” zemrën, që në vogëli.

Kontrata e tij aktuale skadon më 30 qershor 2023 dhe Reus kërkon sërish rinovimin, mirëpo në Angli kanë plane të tjera për të ardhmen e 33-vjeçarit.

Manchester United i ka hyrë “seriozisht” transferimit të Reus në “Old Trafford” dhe kërkon me ngul gjermanin, mirëpo ideja e Reus është të qëndrojë në “Signal Iduna Park”, ku jo në pak raste e ka treguar dashurinë e tij për klubin “verdhezi”.

Tashmë mbetet për t’u parë sesi do të reagojë bordi i Dortmund mbi këtë ide transferimi..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat