Gjiganti shqiptar kontakton Ballkanin për Arbër Potokun

Futboll

Gjiganti shqiptar kontakton Ballkanin për Arbër Potokun

Më: 28 janar 2023 Në ora: 18:25
Ballkani

Arbër Potoku mund të largohet nga Ballkani gjatë afatit kalimtar dimëror.

Mbrojtësi mitrovicas ka shkëlqyer sezoneve të fundit, derisa ka zgjuar interesimin e gjigantit shqiptar Tirana.

Ka qenë gazetari i ArtMotion, Arbon Flugaj që ka raportuar se  Tirana ka kontaktuar me Ballkanin gjatë këtyre dy javëve të fundit, duke kërkuar me çdo kusht të afroj në radhët e veta futbollistin Arbër Potoku.

Sipas disa burimeve shumë të sigurta, oferta që Potoku ka marrë nga Tirana ka kushte shumë më të mira se kontrata e tij aktuale tek Ballkani dhe ka tunduar futbollistin, mirëpo kampionët e Kosovës nuk do e lejojnë asesi largimin e tij në këtë fazë të sezonit.

Pra, ashtu siç kam mësuar për momentin gjasat janë të mëdha që Potoku të mbetet në Therandë, por bardheblutë do provojnë deri në orët e fundit të merkatos transferimin e tij teksa të njëjtin do provojnë ta afrojnë edhe në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat