Lojtari shqiptar: Nuk erdha aksidentalisht këtu

Futboll

Lojtari shqiptar: Nuk erdha aksidentalisht këtu

Më: 29 janar 2023 Në ora: 11:54
Ernest Muçi

Ernest Muçi ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të Legias së Varshavës.

Sulmuesi shqiptar u tregon polakëve më tepër rreth tij, teksa duket i vetdijshëm për aftësitë që zotërin.

Ish-lojtari i Tiranës është shprehur se nuk ka mbërritur rastësisht në radhët e Legias, pasi ishte niveli i tij që i tërhoqi vëmendjen klubit të njohur polak.

“Sa herë që dal në fushë, jap gjithçka.

Nuk kam asnjë problem me besimin. Unë besoj fort në aftësitë e mia.

E di që nuk erdha këtu aksidentalisht.

Niveli im bëri që Legia të interesohej për mua dhe tani dua t’ia kthej klubit. E di që me ngjyrat e Legias mund të jem një lojtar edhe më i mirë.

E ndjej në çdo hap të rrugës”, është shprehur Ernest Muçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat