Paçarada fantastik, asiston dhe kjo është nota për të në fitoren e St. Paulit

Futboll

Paçarada fantastik, asiston dhe kjo është nota për të në fitoren e St. Paulit

Nga: K. Goca Më: 29 janar 2023 Në ora: 16:19
Paçarada feston me shokë

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, po tregon lojëra gjithnjë e më të mira në fanellën e St. Paulit të Hamburgut.

St. Pauli në udhëtim ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Nurnberg-ut, më takimin e javës së 18-të të Bundesliga II.

Paçarada është nder hisedarët e kësaj fitore, duke asistuar në minutën e 33-të, ndërsa futbollisti Jakov Mediç realizon në portën rivale.

Jakov Mediç i St. Paulit është lojtar i ndeshjes, me notën 7.9, ndërsa Paçarada u vlerësua me 7.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.  

Duhet theksuar se nga vera e ardhshme Paçarada do të luajë për Koln-in në Bundesliga I.

St. Pauli është në vend të dhjetë me 20 pikë dhe Nurnberg renditet i 13-ti me 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat