Bytyçi: Jam i motivuar

Futboll

Bytyçi: Jam i motivuar

Më: 29 janar 2023 Në ora: 16:19
Bytyçi: Jam i motivuar

Mbrojtësi Altin Bytyçi ishte autori i golit të dytë të Kukësit ndaj Tiranës.

Pas sfidës, futbollisti nga Suhareka u shpreh se kanë mbështetjen maksimale nga trajneri Hallaçi dhe tek njëri tjetri.

Ndër të tjera, Bytyçi falenderoi tifozët që vijnë nga vendi i tij për ta mbështetur.

“Kemi mbështetjen maksimale nga trajneri Hallaçi, por edhe tek njëri-tjetri dhe prandaj bëmë maksimumin. Punojmë jashtëzakonisht shumë në goditje standart dhe ato na sollën fitoren me dy gola.

Zakonisht unë luaj me 4, që do të thotë me 2 qendërmbrojtës dhe 2 në krah, edhe me këtë skemë është mirë.

Fakti që isha në formacionin e javës më ndihmoi që të vazhdoj përpara me motivin më të madh që kam, që të tjerët të më udhëheqin mua dhe unë ata.

Unë jam prodhim i akademisë së Kukësit, por të gjithë tifozët që më mbështesin dhe vijnë nga vende të tjera unë i falenderoj shumë”, u shpreh Bytyçi për “Oversport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat