Ramos pritet të largohet nga Evropa

Futboll

Ramos pritet të largohet nga Evropa

Më: 30 janar 2023 Në ora: 23:38
Ramos

Sergio Ramos thuhet se po shqyrton ofertat për t’u transferuar në Arabinë Saudite ose në Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë vit.

Spanjolli është i lidhur me një lëvizje në Lindjen e Mesme, për t’u bashkuar me ish-bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Cristiano Ronaldo, në Al Nassr, nëse ai zgjedh të largohet nga Evropa.

Kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadon në fund këtij sezoni.

Te PSG-ja thuhet se janë të pasigurt për opsionin për të rinovuar kontratën me Ramosin edhe për një sezon.

36-vjeçari do të qëndrojë në Paris deri në fund të sezonit, teksa nuk ka marrë ende asnjë vendim të prerë për të ardhmen.

Sipas “Mundo Deportivo”, përfaqësuesit e Ramosit janë në bisedime me ekipe nga Arabia Saudite dhe ShBA-të, teksa vetë lojtari po mendon për lëvizjen e tij të radhës.

Ramos është i vendosur të ndihmojë parisienët në Ligën e Kampionëve dhe refuzoi një largim të mundshëm në janar, por paga e tij e lartë mund të jetë një pengesë për të vazhduar kontratën me PSG-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat