Skuadra e Ligës së Tretë ka para, por nuk mund të gjejë futbollistë dhe trajner!

Futboll

Skuadra e Ligës së Tretë ka para, por nuk mund të gjejë futbollistë dhe trajner!

Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:28
FC Rosoman 83

FC Rosoman 83 ka njoftuar para fillimit të pjesës së dytë të sezonit të Ligës së Tretë-Jug të Maqedonisë së Veriut se nuk ka gjetur futbollistë dhe trajner, edhe pse skuadra është në gjendje të mirë financiare.

Drejtuesit e klubit mendojnë se disa nga futbollistët nuk po mundohen sa duhet dhe se tani nuk mund të gjejnë lojtarë të rinj, prandaj mendojnë se është më mirë të mos e zhvillojnë sezonin.

“Ndihemi të detyruar t’ju informojmë për situatën në klubin tonë. FC Rosoman 83 aktualisht është para fillimit të gjysmësezonit të dytë në Ligën e Tretë-Jug për sezonin 2022/23. Klubi është në gjendje të mirë financiare, falë kryetarit dhe Këshillit të komunës së Rosomanit, si dhe mbështetjes që kemi marrë prej vitesh nga mbështetësit tanë dhe nga disa kompani vendore.

Por, FC Rosoman 83 po përballet me probleme të mëdha, nga pikëpamja e kuadrit. Ne jemi lutur me muaj që lojtarët tanë të fitojnë dëshirën për të luajtur futboll për klubin e tyre (çdo nder për individë të caktuar). Edhe nga ky vit klubi mbeti pa trajner, i cili do të drejtonte ekipin tonë.

Ndaj konkluzioni i drejtuesve të klubit është se me forcë nuk ka bukuri, ndaj më së miri do të ishte që këtë gjysmësezon të mos luhet dhe të mos bëhen shpenzime të panevojshme, sepse të luash në ligë kushton shumë (për kushtet tona).

Derisa të gjendet dikush që ka zgjidhje për këtë situatë, ky vendim është i vlefshëm dhe i tillë do të mbetet. Ju mirëpresim dhe ju kërkojmë falje në emër të të gjithë anëtarëve të klubit”, thuhet në njoftimin e FC Rosoman 83.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat