Nott. Forest ofertë për portierin tjetër të PSG-së

Futboll

Nott. Forest ofertë për portierin tjetër të PSG-së

Më: 31 janar 2023 Në ora: 15:33
Nott. Forest ofertë për portierin tjetër të PSG-së

Minutat e fundit të merkatos janë gjithmonë interesante, por ajo çfarë po ndodh me Nottingham Forest është vërtet diçka e veçantë.

Klubi anglez prej ditësh ishte në bisedime me Keylor Navas, i cili ka humbur pozicionin e titullarit te PSG, por në fund gjërat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve.

Bisedimet midis Nottingham dhe portierit janë ndërprerë, kjo sipas mediave angleze për shkak të kërkesave të larta financiare nga ana e Navas.

Por, kjo nuk e ka penguar klubin anglez të bëjë ofertë konkrete për portierin tjetër të PSG, Sergio Rico.

29-vjeçari nuk luan prej kohësh me parizienët, ndërsa iahte i huazuar te Mallorca edicionin e kaluar.

Vlera e portierit llogaritet rreth 4 milionë euro, ndërsa tani, fjala e fundit i takon PSG-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat