Akuzohet se ka përdhunuar një 23-vjeçare dhe i kërkon divorcin

Futboll

Akuzohet se ka përdhunuar një 23-vjeçare dhe i kërkon divorcin

Më: 31 janar 2023 Në ora: 15:35
Alves me grua

Futbollisti brazilian Dani Alves ndodhet në burg pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 23-vjeçare në një diskotekë në Barcelonë. 

Ai ndodhet pas hekurave në pamundësi për të dalë duke paguar një shumë të madhe dhe për të pritur gjyqin në gjendje të lirë.

Përveç situatës së vështirë ku ndodhet, mbrojtësin tashmë e pret një tjetër “betejë”. Edhe pse gruaja e tij e kishte mbështetur fillimisht, tani Joana Sanz i ka kërkuar divorcin.

Lajmi është bërë i ditur nga media italiane “Tuttomercato”. Raportohet se ajo e ka marrë këtë vendim për shkak të gjendjes së rënduar në të cilën ndodhet pas vdekjes së nënës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat