Media italiane i jep notën më të lartë Gjimshitit

Futboll

Media italiane i jep notën më të lartë Gjimshitit

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 11:29
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti duket se e ka hedhur pas krahëve periudhën e vështirë te Atalanta.

Mbrojtësi shqiptar po merr gjithnjë e më shumë minuta së fundmi, ndërsa ndeshjen e sotme ishte në fushë titullar kundër 11-shes së Inzagit.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi po i kthehet sërish niveleve të larta dhe këtë e dëshmoi edhe sot në fushë kundër Interit. “Tuttomercatoweb“-i e ka vlerësuar Gjimshitin me notën 6.5, më e larta e dhënë për lojtarët e Atalantës.

“I shkëlqyer në qendër të zonës, duke u hequr disa topa të rëndësishëm sulmuesve të Interit dhe duke i larguar ata pa i kushtuar shumë rëndësi estetikës“, ka shkruar media e njohur italiane në vlerësimin e saj për Berat Gjimshitin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat