Llapi përforcohet me mbrojtësin kamerunas

Futboll

Llapi përforcohet me mbrojtësin kamerunas

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 11:55
Llapi përforcohet me mbrojtësin kamerunas

KF Llapi ka njoftuar se është përforcuar me një qendërmbrojtës kamerunas, Alex Raoul Leyin.

Ishte vetë klubi nga Podujeva që konfirmoi me anë të një postimi në faqen zyrtare.

Lojtari do t’i bashkohet javën e ardhshme ekipit në stërvitje dhe prezantimi i tij zyrtar do bëhet pasi futbollisti të arrijë në Kosovë.

"KF Llapi ka kënaqësinë t'ju njoftojë për marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin kamerunas, Alex Raoul Leyi.

20-vjeçari i lindur më 29.09.2002 në Douala do t'i bashkohet javën e ardhshme ekipit në stërvitje dhe prezantimi i tij zyrtar do bëhet pasi futbollisti të arrij në Kosovë.

Klubi ka kompletuar dokumentacionin me kohë për regjistrimin e tij dhe futbollisti ka të drejtë loje në ndeshjet e edicionit pranveror.

Klubi e ka vëzhguar tash e disa kohë në paraqitjet e tij me ekipin Esporte Clube Santo Andre dhe ka bindur shtabin teknik që t'i bashkohet ekipit për edicionit pranveror.

Detajet tjera të marrëveshjes me futbollistin do t'i mësoni pasi futbollisti të arrij në Kosovë...

Alex Raoul Leyi nuk është përforcimi i fundit i Llapit për këtë afat kalimtar, surpriza tjera iu presin edhe ditëve në vijim", njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat