Zaniolo i gatshëm të padisë Romën pas afatit kaotik të janarit

Futboll

Zaniolo i gatshëm të padisë Romën pas afatit kaotik të janarit

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 15:52
Zaniolo i gatshëm të padisë Romën

Nicolo Zaniolo dhe familja e tij fajësojnë Romën për ‘presion psikologjik dhe sjellje agresive’ dhe për këtë arsye mund të padisë Giallorossi.

Zaniolo kërkoi të largohej nga Stadio Olimpico në janar me 18 muaj të mbetur në kontratën e tij.

Megjithatë, ai refuzoi t’i bashkohej Bournemouthit në Ligën Premier, të cilët kishin vënë në tryezë 30 milionë euro plus bonuse.

Raportime të shumta në Itali pretendojnë se ai e rishikoi ofertën e tyre të hënën mbrëma, por ai u refuzua pasi “Cherrys” kishin nënshkruar tashmë Hamad Traore të Sassuolos në atë moment.

Italiani ka mbetur i ngrirë duke u lënë jashtë skuadrës dhe nuk pritet të luajë më për Romën këtë sezon, por sipas familjes së lojtarit, klubi duhet të fajësohet për këtë situatë.

Sipas Il Messaggero, familja e lojtarit beson se Giallorossët ushtruan presion mbi të dhe e larguan atë nga skuadra duke shkaktuar një ‘masakër mediatike’ që goditi italianin.

Prandaj, ata tashmë kanë njoftuar Assocalciatori se duan të padisë klubin romak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat