Bernardeschi frikëson tifozët

Futboll

Bernardeschi frikëson tifozët

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 15:54
Bernardeschi

Ish-lojtari i Juventus-it, Federico Bernardeschi, ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane Il Mattino duke folur edhe për çështjen e fitimeve fiktive që kanë përfshirë Zonjën e Vjetër.

Italiani, aktualisht në MLS te Toronto, nuk i ka harruar sukseset e arritura me fanellën bardhezi dhe ka uruar që kjo çështje të mos ketë pasoja për sa u takon trofeve të fituar nga klubi torinez.

“Nuk e di se çfarë do t ë ndodhë për çështjen e rrogave. Shpresoj që titujt e fituar të mos na hiqen. Do të ishte një padrejtësi e madhe”, ka thënë Bernardeschi “Ç’lidhje ka futbolli me këtë? Llogaritë e klubeve janë jashtë paraqitjeve sportive”.

Nuk ka munguar edhe një koment në lidhje me Napoli-n kryesues: “Napoli? Nuk ka ardhur nga asgjëja. Ka një programim mbrapa krahëve që vjen nga larg: De Laurentiis ka ndërtuar një skuadër që prej pesë-gjashtë vitesh lufton për kreun. Ka një vizion fitues dhe është normale që, duke provuar vazhdimisht, herët ose parë do të fitosh. Dhe fiton me meritë”.

Akoma për De Luarentiis, por edhe për zgjedhjen për të shkuar në MLS: “Mund të kisha qëndruar edhe në Itali, me De Luarentiis kam folur dhe do të më kishte pëlqyer të shkoja te Napoli. Do të isha përshtatur shumë mirë te skema e tyre 4-3-3. Megjithatë, zgjodha Toronto-n sepse jam i sigurt për nivelin e këtij turneu.

“Seria A e parë nga Kanadaja të jep përshtypjen se është në një fazë tranzicioni: futbolli ynë nuk prodhon shumë talente edhe pse në ekipet e moshave investohet më pak se në vendet e tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat