Presidenti i Napolit sherr me tifozin

Futboll

Presidenti i Napolit sherr me tifozin

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 16:09
Aurelio de Laurentis

Edhe pse Napoli po dominon kampionatin, polemikat nuk mungojnë.

Protagonist, dhe nuk kishte si të ishte ndryshe, presidenti i klubit.

Aurelio de Laurentis debaton telefonikisht me një tifoz, të cilit i thotë: “Titulli?

Jo, nuk do ta fitojmë, sepse tani po u jap të gjithë lojtarëve një çmim 100 milionë “për kokë” për të mos fituar. Napolitanët më kanë çarë tr…, jeni njerëz aq budallenj sa që ndonjëherë them si është e mundur që ne i konsiderojmë napolitanët si dinakët më të shquar në botë? Këtë e them për të gjithë ata që e dinë se napolitanët kanë braktisur Napolin. Napoli ju mpin trurin, ju trullos.

Në mëngjes shikoni diellin, detin, një picë m… dhe merrni frymë thellë”.

Në një moment të caktuar të bisedës, tifozi i përgjigjet: Po luani me ndjenjat tona, këtë vit duam titullin”.

Replika e De Laurentisit nuk mungon, teksa thotë: “Eh po çfarë titulli, sivjet nuk do të shihni asgjë

. Nëse nuk e fitojmë Ligën e Kampioneve, do t’ju çoj të gjithëve në të s’ëmës”.

Aurelio de Laurentis ka reaguar pasi videoja u bë virale. Duke dashur të sqaronte incidentin, presidenti Napolitan shkruante në “Twitter”: “Telefonata që dëgjuat mes meje dhe atij tifozi, i cili po qarkullon në rrjetet sociale dhe në ueb, është pa dyshim plot ironi dhe provokime. U argëtuam pak, i thashë të gjitha gjëra të rreme, përveç njërës: asaj për Champions-in, të cilën e kemi me shumë merak”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat