Messi shënon, Mbappe humb penalltinë! PSG nuk lejon befasi

Futboll

Messi shënon, Mbappe humb penalltinë! PSG nuk lejon befasi

Nga: K. G. Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 22:56
Mbappe humb penalltinë

PSG nuk ka lejuar befasi në stadiumin “Stade de la Mosson” në Montpellier.

Parisienët shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Montpellier-it, në takimin e javës së 21-të të kampionatit francez.

Kylian Mbappe sonte ka qenë i pafat, i cili humbi penalltinë në minutën e 10-të, megjithatë kjo nuk e ka dekoncentruar ekipin e PSG-së.

Spanjolli Fabian Ruiz shënoi në minutën e 55-të për epërsinë e PSG-së. 

Ruiz sërish në skenë, asistoi ndërsa Messi realizoi për 0:2 në minutën e  72-të.

Arnaud Nordin në minutën e 89-të ka ngushtuar rezultatin në 1:2.

Në minutën e 90+2, Zaire-Emery shënon për 1:3.

PSG kryeson me 51 pikë, ndërsa Montpellier është në vend të 14-të me 20 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat