Juventus reflekton për të ardhmen e Pogbas

Futboll

Juventus reflekton për të ardhmen e Pogbas

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 17:48
Pogba

Juventusi po reflekton mbi të ardhmen e Paul Pogba.

Që prej momentit kur mesfushori u rikthye në skuadrën bardhezi në verën që lamë pas, ai ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Zonjën e Vjetër, si pasojë e një dëmtimi të rëndë në gju, që e ka mbajtur jashtë aktivitetit për muaj me radhë.

Madje, kur lojtari ishte pranë rikthimit në fushë, është ndalur sërish, pasi ka patur sërish probleme fizike.

Megjithatë, sipas testeve të kryera, asgjë nuk është serioze.

Në këtë mënyrë, 29 vjeçari pritet të jetë gati për ndeshjen e fundjavës ndaj Salernitanës në transfertë.

Sidoqoftë, pjesa e mbetur e sezonit pritet të jetë tepër vendimtare mbi të ardhmen e Paul Pogba me fanellën e Juventusit.

Gjatë muajve në vijim, francezi ka në dorë mundësinë për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë.

Në të kundërt, klubi bardhezi do fillojë të marrë masa.

Pogba paguhet 10 mln euro në sezon me Juventusin dhe fakti që ai nuk luan, është një humbje e madhe për klubin në aspektin financiar.

Nëse gjatë muajve të mbetur të këtij edicioni, Pogba nuk justifikon rikthimin e tij në “Allianz Stadium”, atëherë klubi mund të vendosë në diskutim të ardhmen e tij dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet para kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat