Dukagjini prezanton përforcimet

Futboll

Dukagjini prezanton përforcimet

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 19:37
Pamje nga një ndeshje

Dukagjini i Klinës ka prezantuar përforcime për pjesën e dytë të kampionatit.

Synimi i skuadrës nga Klina është që të ruajnë vendin e pestë pse edhe mos të luftojnë për pozitën e katërt në elitën e futbollit të Kosovës.

“Futbollisti brazilian ka nënshkruar kontratë me Dukagjinin.

Sulmuesi Santos vjen nga radhët e Prishtinës ku ishte aktivizuar ne sezonin vjeshtor.

Santos ka një përvojë te madhe në futbollin e Kosovës, tridhjetëetrevjeçari ishte pjesë e Ulpianës edicionin e kaluar ku në njëzet paraqitje kishte shënuar gjashtë gola, duke asistuar edhe tri herë.

Klubet tjera të Kosovës ku është aktivizuar janë Arbëria dhe Feronikeli. 

Futbollisti Progon Maloku vjen nga radhët e skuadrës se Erzenit, nga kategoria superiore e Shqipërisë.

Maloku luan ne pozitën e sulmuesit qendror, por mund të aktivizohet edhe si sulmues krahu.

Njëzetetrevjeçari karrierën e ka filluar ne grupmoshat e Bayernit U16 dhe U17, per të vazhduar me klubet e Lazios U19, Heerenveen U21 dhe SC Kriens në Zvicër”, njofton FC Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat