Notingam Forest, prezanton edhe përforcimin e 30-të!

Futboll

Notingam Forest, prezanton edhe përforcimin e 30-të!

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 11:43
Andre Ajuv.

Këtë sezon, Notingam Forest hyri në ligën më të fortë të futbollit në botë, Ligën Premier, dhe ata befasuan shumë me një qasje jashtëzakonisht aktive në tregun e lojtarëve.

Klubi i njohur kishte sjellë 29 përforcime që nga fillimi i sezonit, por së fundi u zyrtarizua edhe i 30-ti, edhe pse afati kalimtar ka përfunduar zyrtarisht.

Rregulli nuk vlen për lojtarët e lirë dhe njëri prej tyre është 33-vjeçari Andre Ajuv.

Kapiteni i kombëtares së Ganës është lojtar i lirë, pas ndërprerjes së kontratës me Al-Sad të Katarit, ku pastaj kaloi te Notingamin që e zyrtarizoi sot.

Skuadra angleze aktualisht ndodhet në pozitën e 13-të në kampionatin anglez dhe ka të gjitha shanset që të qëndrojnë në Premier Ligë.

Notingam Forest gjatë janarit sollën futbollistët si: Gustavo Skarpa, Danilo, Kris Vud, Felipe, Jonjo Shelvi dhe Kejllor Navas.

Nga ana tjetër, ata do të thyejnë patjetër rekordin, kur bëhet fjalë për përforcime në ishull, të paktën në dekadat e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat