Hector Cuper nis aventurën e re

Futboll

Hector Cuper nis aventurën e re

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 12:01
Hector Cuper nis aventurën e re

Hector Cuper rikthehet sërish në stol. 67-vjeçari argjentinas është zyrtarizuar si trajneri i ri i kombëtares së Sirisë.

I njohur për humbjen e shumë finaleve, “i dyti i përjetshëm” ka firmosur me Kombëtaren e Azisë Perëndimore.

Cuper ka një eksperiencë të madhe. Me Valencian mbërriti dy herë në finalen e Champions League, ndërkohë që drejtoi edhe Interin për dy vite.

Siria është skuadra kombëtare e pestë që do të drejtori trajneri Cuper pas Republikës Demokratike të Kongos, Uzbekistanit, Egjiptit dhe Gjeorgjisë.

“Trajneri i ri i kombëtares siriane dhe ndihmësit e tij do të mbërrijnë në Siri në ditët në vijim“, lexohet në postimin e Federatës arabe, që nuk specifikoi kohëzgjatjen e kontratës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat