Periudhë e errët për vëllezërit Lukaku, Jordan merr lajmin e keq

Futboll

Periudhë e errët për vëllezërit Lukaku, Jordan merr lajmin e keq

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 12:16
Periudhë e errët për vëllezërit Lukaku, Jordan merr lajmin e keq

Momente të vështira për vëllezërit Lukaku. Ndërkohë që Romelu ka humbur shumë nga shkëlqimi i tij dhe po zhgënjen me performancat e tij tek Interit, Jordan ka mbetur pa skuadër.

Anësori i majtë u transferua si lojtar i lirë në verë nga Lazio te Ponferradina, në La Liga 2. 28-vjeçari firmosi deri në vitin 2024 me klubin iberik, por palët kanë ndërprerë bashkëpunimin mes tyre.

Jordan Lukaku zhvilloi vetëm tetë ndeshje në fazën e parë me Ponferradinën, teksa për herë të fundit ka zbritur në fushë në muajin nëntor.

Forma e dobët sportive detyroi drejtuesit e klubit spanjoll që të mbyllnin bashkëpunimin me ish-lojtarin e kombëtares së Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat