Problemi më i madh - Modriç

Futboll

Problemi më i madh - Modriç

Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 16:37
Modriç

Predrag Mijatoviq ka folur për Cadena Ser ka për blerjen e mundshme të Jude Bellingham te Real Madrid, në veçanti, ish-futbollisti është ndalur edhe tek stimujt që ardhja e mesfushorit të ri mund t’u japë sportistëve të tjerë.

Në veçanti për Luka Modriç.

Për Bellingham, Mijatovic tha: “Ai është një lojtar në modë, të gjithë e duan atë, nuk është sekret

. E di që Real Madrid-i është i pozicionuar mirë, por nuk i dihet kurrë, ka ende shumë kohë.

E di se Real ka një marrëdhënie shumë të mirë me Dortmundin”.

Për rëndësinë dhe rolin e lojtarëve më me përvojë në rastin e transferimit të Bellingham te Los Blancos:

“Njerëz si Modriç apo Kroos mund ta ndihmojnë shumë, edhe nëse Modriç do të përpiqet më shumë të konkurrojë me të.

“Edhe në moshën 38 vjeç? Në 38, në 40, Luka nuk është lojtari tipik që do të ishte i lumtur të nënshkruante një kontratë me Realin dhe të ishte në stol; nëse ai qëndron, do të ketë probleme për këdo që të shkojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat