Gjiganti anglez shpreh interesim për Ansu Fatin

Futboll

Gjiganti anglez shpreh interesim për Ansu Fatin

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 11:51
Ansu Fati

Manchester United raportohet se ka shfaqur interesim për Ansu Fatin.

Sipas “Sport”, sulmuesi spanjoll do të jetë prioriteti i “Djajve të Kuq” për afatin kalimtar të verës së këtij viti.

Fati është i vetmi lojtar i Barcelonës që është paraqitur në të gjitha ndeshjet (19) në La Liga këtë sezon, por titullar ka qenë vetëm në shtatë prej tyre.

20-vjeçari ka operuar si qendërsulmues disa herë këtë sezon dhe Erik ten Hag thuhet se synon ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Man United nuk ka gjasa të paguajë klauzolën e lirimit të reprezentuesit të Spanjës, që është 1 miliard euro.

Barcelona besohet se tani për tani nuk e do largimin e tij, por gjithçka mund të ndryshojë pas përfundimit të sezonit.

Ansu Fati ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat