Formacionet zyrtare të Wolverhampton dhe Liverpoolit

Futboll

Formacionet zyrtare të Wolverhampton dhe Liverpoolit

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 15:12
Wolverhampton dhe Liverpool

Sot me fillim nga ora 16:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Wolverhamptonit dhe Liverpoolit, e vlefshme kjo për xhiron e 22 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Wolves u mposht nga Manchester City me rezultat 3:0, kurse Liverpooli barazoi pa gola 0:0 me Chelsean.

Momentalisht, Liverpooli zë vendin e 10 në Premier Ligë në kuotën e 29 pikëve, krahas Wolverhampton që renditet në vendin e 17 me 17 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Wolves nuk do të paraqiten Chiquinho, Kalajdzic, Neto dhe Traore, kurse te Liverpooli mungojnë Arthur, Diaz, Diogo Jota, Firmino, Konate dhe Van Dijk.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme, dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Wolverhampton (4-3-3): Jose Sa; Ait Nouri, Kilman, Dawson, Semedo; Matheus Nunes, Neves, Lemina; Hwang, Cunha, Sarabia

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Gomez, Robertson; Keita, Bajcetic, Thiago; Salah, Gakpo, Nunez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat