Reprezentuesi i Kosovës çon në këmbë francezët

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës çon në këmbë francezët

Nga: K. G. Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 23:06
Edon Zhegrova

Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, çon në këmbë francezët.

Lille e ka përmbysur rezultatin ndaj Rennes, duke triumfuar me rezultat 1:3.

Zhegrova shënoi në minutën e 59-të dhe asistoi në minutën e 85-të dhe 90+3.

Për Lillen shënuan Zhegrova (59'), Cabella (85' pas asistmit të Zhegrovës), Gomez (90+3'- asistoi Zhegrova) dhe për Rennes realizoi Gouiri (1').

Lille renditet në vendin e gjashtë me 38 pikë, ndërsa Rennes është në të pestin me 40 pikë pas 22 jave në elitën e futbollit francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat